Në vitin 2004, Justin McCury filloi punën e tij të parë, sapo mbaroi Juridikun, duke punuar në një kompani këshilluese, për një rrogë vjetore prej 48,000 dollarësh në vit. Kursimtar për nga natyra, ai dhe gruaja e tij filluan që të kursenin aq sa mundnin, duke rritur paratë në konton e tyre të pensionimit. Deri në vitin 2013, çifti arriti që të kursente më shumë se 1 milion dollarë – gjë që mjaftoi që Justin të pensionohej në moshën 33-vjeçare. Justin dhe gruaja e tij – të cilët ndajnë rrëfimin e tyre në blogun “Root of Good” – kurrë nuk kanë fituar në lotari, e as nuk kanë investuar paratë në aksione të ndryshme.
Rroga e Justinit u rrit në 69,000 dollarë në vit, derisa ajo e gruas së tij në 74,000 dollarë. Por, ai beson se çdokush mund ta arrijë pavarësinë financiare para se ta arrijë moshën tradicionale për pensionim. Për të rinjtë në moshën 20- vjeçare e më tepër, që duan të shkojnë hapave të tij, duke u bërë milionerë, Justin ka vetëm një këshillë: Filloni të kurseni sa më parë dhe bëjeni sa më shumë një gjë të tillë. “Derisa jeni të ri, nuk ka rëndësi sa kurseni, me kusht që të vazhdoni të kurseni”. Me kalimin e kohës, ai këshillon që të mendojmë edhe për investime. “Koha është një avantazh, i cili kurrë nuk kthehet, nëse keni ndërmend që të pensionoheni para kohe”. Ai thotë se përkushtimi është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim, meqë po nuk u qëndruat besnikë planeve që i keni bërë më parë, atëherë nuk do të arrini asgjë.