Indianët janë bashkuar në rrjete sociale për të mbështetur yllin bollivudian, Priyanka Chopra pasi artikulli i një faqe amerikane e cilësonte “artiste mashtruese”.
Artikulli i “The Cut” nxiti zemërim pasi thoshte se ajo u martua me këngëtarin amerikan Nick Jonas vetëm për të zhvilluar karrierën.
Në fillim, indianët ishin të zhgënjyer nga kjo martesë por tani kanë vendosur ta mbrojnë. Shumë prej tyre thonë se artikulli amerikan është racist.
Priyanka dhe Nick Jonas u martuan më 2 dhjetor në një ceremoni katolike, ndërkohë që për festimet u bazuan tek traditat hindu.