Shkup, 8 janar – MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 764 testime, kurse janë shënuar 100 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 47, Dibër – 12, Tetovë – 10, Kavadar – 8, Ohër dhe Prilep nga 4, Gostivar, Kumanovë dhe Veles nga 3, Koçanë – 2 dhe nga 1 rast në Shtip, Kriva Pallankë, Radovish dhe Kërçovë.
ISHP-ja ka regjistruar 551 pacientë të shëruar.
Kanë ndërruar jetë 11 persona. 3 pacientë nga Shkupi, 2 nga Dellçeva dhe nga 1 pacient nga Tetova, Gostivari, Kriva Pallanka, Koçana, Demir Hisari dhe Makedonski Brodi.
Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 85.594, numri I të shëruarve është 66.760, kurse I viktimave shkon në 2.592. Për momentin shënohen 16.242 raste aktive.
Në nivel vendi deri më tani janë bërë 411.804 testime për COVID-19.