Manchester United është i vendosur të forcojë repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm dhe synon një talent në zhvillim të përfaqësuar nga Jorge Mendes.
Me një çmim prej rreth 100 milionë euro, Joao Neves, ylli i ri i Benficas është kthyer në objektivin kryesor të ‘Djajve të Kuq’ për të forcuar mesfushën e tyre.
Agjenti portugez Jorge Mendes, ka një numër mbresëlënës futbollistësh, duke përfshirë yjet e njohur dhe talentët në zhvillim, është kyç në këtë transferim të mundshëm.
20-vjeçari, është ndër premtimet e reja që Mendes menaxhon dhe potenciali i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga Manchester United.
Sipas ‘Daily Mirror’, klubi anglez e sheh Neves si elementin themelor për të rigjallëruar mesfushën e tij.
I përfaqësuar nga Mendes, futbollisti i ri portugez do të ishte xhevahiri në kurorën e projektit që United po përgatit, nën drejtimin e Sir Jim Ratcliffe, për të rindërtuar ekipin e tij në Old Traford.
Strategjia e Manchester United, siç shprehet Ratcliffe, nuk është e fokusuar në nënshkrimin e yjeve të mëdhenj, por në gjetjen e lojtarëve të duhur për të forcuar ekipin.