Flamurtari ka marrë një goditje tjetër të rëndë këtë të martë, sepse mesfushori Muhamed Useini është larguar zyrtarisht, për shkak se nuk paguhet prej disa muajsh. Mesfushori tetovar ka qenë lojtar kyç në një vit e gjysmë në Vlorë dhe ka fituar respektin e gjithë vlonjatëve, por nuk mund të sakrifikonte pa fund, sepse edhe futbollistët janë njerëz, kanë familje dhe dinjitet.
Useini e ka çuar në FIFA çështjen e pagave të prapambetura, ndërsa në rrjetet sociale ka postuar një mesazh të shkurtër dhe kuptimplotë, pa asnjë polemikë për Flamurtarin dhe Vlorën.
“Së pari, dëshiroj të them se sa krenar jam që kam qenë pjesë e familjes dhe të luaj për klubin me një histori kaq të madhe. Dëshiroj t’ju falënderoj për të gjithë dashurinë, mbështetjen që kam pasur dhe që e kam. Nuk do t’i harroj kurrë disa momente dhe ndeshje speciale. Do të më mungojë Flamurtari F.C dhe Vlora. Ju uroj shumë suksese në vazhdimësi dhe uroj që Flamurtari të shkojë aty ku e ka vendin,do ngelem tifozi më i zjarrtë i skuadrës. Me respekt M.U22”, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Fcebook, Useini.