Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer i ka reaguar Presidentit Kosovar, Hashim Thaçit në një postim në tëitter, ku ky i fundit ka njoftuar se do të fliste para një audience të specialistëve të rajonit në “Council of Foreign Relation” në Washington, transmeton Gazeta Metro, pwrcjellw gazeta KOHA.
“Do të flas në CFR për angazhimet për të arritur marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë që do t’ia sigurojë Kosovës ulësen në OKB dhe do të konfirmojë me kohë anëtarësinë në NATO dhe familjen e aleatëve të BE’së”, ka shkruar Thaçi në gjuhën angleze në Twitter.
Këtij njoftimi i është përgjigjur Serwer duke i thënë që herën tjetër ta thërrasë mikun që ia quan të keqe idenë e shkëmbimit të territoreve.
“Herën tjetër fto edhe miqtë që mendojnë se propozimi yt për territore është ide e keqe” , ka thumbuar Serëeri presidentin Thaçi. Ndërkohë, Presidenti Thaçi, tha sot se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vitale për Kosovën.
“Nuk do të pranojmë një marrëveshje që nuk është e pranueshme edhe për Uashingtonin”, tha presidenti Thaçi gjatë një bashkëbisedimi në “Council on Foreign Relations” në Neë York.
Ai tha se marrëveshja gjithëpërfshirëse e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë do të sjellë paqe në Kosovë dhe rajon si dhe do të ketë rol transformues në shoqëri, thuhet në një komunikatë nga Presidenca e Kosovës./gazetametro.net (koha.mk)