Nëse hani ushqim djegës, mund të jetoni më gjatë. Sipas një hulumtimi të ri nga Universiteti i Vermontit, hulumtuesit thonë se ngrënia e specave të kuq djegës ul për 13 për qind mortalitetin. Kjo vjen falë përbërësit “capsaicin”, që i bën specat djegës. Ky përbërës ndalon obesitetin, rrit qarkullimin e gjakut dhe largon disa baktere, sipas hulumtuesve Mustafa Chopan dhe Benjamin Littenberg, shkruan “medicalxpress”. Studimi po ashtu ka gjetur se specat djegës lidhen me uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës apo sulmeve. Sipas një studimi tjetër në Kinë, i publikuar më 2015, njerëzit që hanë më shumë speca djegës kanë jetuar më gjatë se ata që nuk kishin ngrënë.