Një vaki interesante ka ndodhur në futbollin kosovar këtë javë. Në ndeshjen e Ligës së Parë, mes Kosovës së Prishtinës dhe Ballkanit, e cila përfundoi 2:2 ka ndodhur diçka vërtetë e jashtëzakonshme. Në këtë ndeshje, skuadrës mysafire nga Theranda, i është lënduar portieri dhe vendin e tij e ka zënë sulmuesi Leutrim Gashi. Me të hyrë në portë Gashi është shndërruar në hero, duke pritur një penallti, e cila në fund e shpëtoi nga humbja skuadrën e tij.