Valencia “blindon” talentin Carlos Soler, duke u mbyllur kështu dyert të gjitha ekipeve që kanë shfaqur interes për kartonin e mesfushorit. 22-vjeçari, i cili është formuar pikërisht në “Mestalla”, rinovoi kështu kontratën me klubin duke firmosur deri në vitin 2023.
Në kontratën e re të futbollistit drejtuesit kanë përfshirë një klauzolë largimi prej 150 milionë eurosh. Këtë sezon futbollisti është aktivizuar tetë here, duke shënuar edhe një gol. Pikërisht paraqitja e mirë në fushën e lojës i ka siguruar lojtarit qëndrimin në skuadrën e drejtuar nga Albert Celades.