Trajner i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde shpreson që ta dërgoj gjigantin katalunas në një nivel edhe më të lartë. Ai ka thënë se është privilegj i madh për të që ta udhëheqë Barcelonën, transmeton Koha.net. “Është privilegj të jem këtu. Ndjehem shumë me fat që klubi kishte menduar për mua dhe më ofroi punën. Jam shumë i emocionuar që po hy në këtë fazë të karrierës sime. Është një sfidë e madhe dhe synoj ta bëj Barcelonën edhe më të madhe se sa është aktualisht”, është shprehur ai për Barça TV.