Shkup, 30 tetor – Jeta sociale e të rinjve është transferuar në rrjetet sociale dhe zhvillohet onlajn. Ata më shumë janë të pranishëm në rrjetet sesa që mbajnë kontakt të gjallë dhe janë më pak të shkathët në komunikimin social. Varshmëria nga rrjetet sociale te adoleshentët rezulton deri te depresiviteti i rritur, ankcioziteti, krijimi i pasqyrës negative për veten, peshës së rritur trupor, por edhe vetmisë.
Këto janë konstatimet nga debati i sotëm onlajn. “A na nevojitet dietë mediatike?” në organizim të Institutit për media komunikuese si pjesë e “Javës kundër lajmeve të rrejshme” në kuadër të projektit “Arsimim për lajme dhe arsimim digjital”, të financuar nga Bashkimi Evropian.
Psikologja e shkollës Ana Poprizova në debatin bëri të ditur se gjenerata që tani janë shkollarë që nga lindja e tyre janë të ekspozuar ndaj rrjeteve sociale. Kjo gjithsesi i ndryshon njerëzit, i ndryshon të rinjtë dhe sipas saj, është diçka që duhet të merret parasysh.
Poprizova vëren se të rinjtë në shkollat grupohen me fëmijët tjerë, por secili e mban telefonin në dorë dhe secili shikon dhe bën “skroll” se çfarë po ndodh në telefonin, ndërsa shumë pak ka shikim në sy dhe shumë pak ka komunikim të drejtpërdrejt.
“Tani gjithë jeta sociale e të rinjve është transferuar në rrjetet sociale dhe gjithçka zhvillohet onlajn. Shumë më tepër janë të pranishëm në rrjetet secila që mirëmbahet ai kontakti i gjallë, praktikisht komunikimi ndodhë në mënyrë indirekte. Efektet nga kjo janë se gjithë kjo situatë ndikon në mirëqenien e të rinjve, vërehet, studimet tregojë edhe depresivitet të rritur, ankciozitet të rritur, pasqyrë negative për veten, rritet edhe pesa trupore dhe gjithnjë e më e pranishme është vetmia te të rinjtë”, sqaron psikologu.
Ajo shton se pikërisht për këtë arsye, shkathtësitë sociale te të rinjtë, të cilat janë tipike të zhvillohen prej moshës më të re, por janë shumë të rëndësishme se si do të strukturohen dhe zhvillohen në adoleshencë, ato tani u zhvillohen më ndryshe.
Psikologu sqaron se kur nuk ka komunikim të gjallë mes të rinjve, gjegjësisht kur shkruajnë me dikë onlajn, shumë më lehtë bëhen agresiv dhe ofendojnë, prandaj nuk do të përballen me reagim të bashkëbiseduesit. Pikërisht për këtë arsye, shton, bëhet fjalë për sajber buling më të shpeshtë, për shkak se të rinjtë nuk e kuptojnë seriozitetin e fjalës së shprehur, për shkak se na ndodhë drejtpërdrejt. Ndjehen më pak të përgjegjshëm për fjalët që do t’i thonë, nëse janë të shkruara.
Për të rinjtë është shumë i rëndësishëm edhe imazhi dhe përkatësia në grupin, veçanërisht, thekson Poprizova, kjo ndodhë te vajzat. Prandaj, kanë presion të madh social se si do të prezantohen në rrjetet sociale. Kjo e rritë ankciozitetin: si do të duken, si të fotografohen, cilën fotografi ta publikojnë.
“Kjo përkatësi në grupin ose imazhi tani u matet përmes numrit të lajkeve që i arrijnë. Kjo e rritë tendosjen dhe në njëfarë mënyre përkushtimin, kohën që e kalojnë në rrjetet sociale ose duke u përgatitur se çfarë fotografie do të vendosin ose çfarë ngjarje ose ku do të bëjnë çeking. Ky është presion shtesë ndaj të cilit të rinjtë janë ekspozuar, ndërsa nuk besojnë as vetë, e as të rriturit nuk janë të vetëdijshëm”, shton psikologu.
Ajo shprehet se gjithashtu krijohet edhe ndjenja e hiperkonektimit – vazhdimisht ndodhë diçka, vazhdimisht dikush poston diçka në të gjitha rrjetet në çdo kohë të ditës, dhe kjo te të rinjtë lind ndjenjën se diçka vazhdimisht është duke ndodhur. Prandaj të rinjtë ndjehen të vetmuar dhe kanë përshtypje të rrejshme se shumë gjëra u ndodhin të tjerëve, ndërsa vetëm ata e kanë vështirë.
“Adoleshenca është periudhë kur për herë të parë formohen relacione, lidhje, simpati të para, dashuri të para, dhe tani këtë t’ia lini vetëm rrjeteve sociale, mund të ndodhë që ju të komunikoni me një individ të caktuar të ndani diçka personale, dhe të nesërmen jeni të bllokuar, nuk keni kurrfarë kontrolli e as mundësi të kuptoni pse ndodhë kjo, ose burim më i madh i ankciozitetit te të rinjtë është “më la në seen”, kur do të shkruajnë diçka dhe presin që t’u përgjigje në atë, ndërsa nuk ka përgjigje për arsye të ndryshme”, shton psikologja
Vaska Mitova, specialiste psikiatër e Klinikës universitare për psikiatri në debatin theksoi se nuk ekziston kufizim kohor për përdorimin e aparateve digjitale. Ato i përdorin edhe fëmijët më të vegjël.
“Edhe fëmijëve të vegjël të moshës më të hershme u jepet që të qetësohet fëmija, të hajë më lehtë, të shikojë filma të vizatuar, e më pas vetë të përzgjedhë në jutjub se cilin film të vizituar ta shikojë. Këtu më së miri mund të shihet ajo nevojë për stimulim nga dopamina, kur një fëmijë i vogël do të lëshojë film të vizatuar e më pas lëshon dikush tjetër, të shikojë diçka të re, ndonjë stimulim të ri, gjegjësisht kërkon ende dopaminë”, shton ajo.
Fatkeqësisht, sqaron Mitova, kjo ka ndikim të madh jo vetëm në zhvillimin fizik, por edhe në zhvillimin psikiatrik. I shikojmë pasojat në pikëpamje të ndërtimit më të vështirë të shkathtësive sociale që individit të ri i nevojiten për të krijuar relacione të thella me moshatarë, me familjen.
“E kanë vështirë të rinjtë të kërkojnë ndihmë kur kanë nevojë, thjeshtë ajo inteligjencë sociale, ato shkathtësi të komunikimit që duhet t’i ndërtojmë meqë njeriu është qenia sociale, ato lidhje janë ose labile ose të dobëta ose shumë sipërfaqësore. Shkathtësitë komunikuese që nevojiten për ndërtimin e miqësisë së mirë në përgjithësi janë dobësuar. Të rinjtë shumë shpesh ndjehen vetë ose të vetmuar dhe fatkeqësisht në nivelin botëror ndiqet rritja e nivelit të ankciozitetit, të depresionit po madje edhe të tentimit për suicid të tentimeve për vetëvrasje. Është frapante rritja e kësaj përqindjeje në korniza botërore dhe më së shumti ndërlidhet me fillimin e përdorimit të rrjeteve sociale”, shton Mitova.