Italiania Emma Morano, e cila besohet të jetë personi i fundit i lindur në shekullin e 19-të dhe e cila u ka mbijetuar dy luftërave botërore, ka vdekur dje në moshën 117 vjeçare, raportojnë media italiane. Morano u lind më 29 nëntor 1899 ka vdekur në shtëpinë e saj në Verbania, në veri të Italisë.