Ka vdekur sot Princi Mishaal, vëllai i madh i Mbretit të Arabisë Saudite, Salman, i cili ishte kryetar i Këshillit të Trashëgimisë.
Sipas një komunikate të publikuar nga gjykata mbretërore saudite, Mishaal vdiq dje në moshën 93-vjeçare. Ai ishte kryetar i Këshillit të Aleancës së Mbretërisë, i cili e mbikëqyr procesin e trashëgimisë në vendin e pasur me naftë. Ai, po ashtu shërbeu si ministër i Mbrojtjes për dy mandate në fund të viteve 1950 dhe 1960. Ky këshill është i përbërë kryesisht nga djemtë dhe nipat e mbretit të ndjerit Abdulaziz, i cili zgjedh mbretin dhe princin e kurorës nga mjedisi i tyre.
Vdes Princi i Arabisë Saudite
Leave a comment