Një incident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë duelit Belgrano – Talleres në Primera Division të Argjentinës. Emanuel Balbo, 22-vjeç, tifoz i Belgrano ka vdekur pasi u hodh nga tribunat e sektorit që i takonte mysafirëve të Talleres. Ai kishte rënë nga një distancë prej 10 metrash, përcjell “lajmi.net”. Kurse, mjekët e konstatuan vdekjen e shkaktuar nga tronditja në tru.