Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, ka njoftuar se ka dhënë udhëzimin që vendi i tij të tërhiqet menjëherë nga Organizata e Shteteve Amerikane (OAS). Maduro nga llogaria e tij në median sociale ka bërë deklarata për çështjen e anëtarësimit në OAS të vënë në dukje nga ministrja e Jashtme Delcy Rodriguez.
Duke theksuar se është bërë një hap i madh për të bërë boshe “internevimin imperialist” Maduro tha: “Si president duke përdorur autoritetin e veçantë që kushtetuta më njeh kam dhënë udhëzimin që vendi të tërhiqet menjëherë nga Organizata e Shteteve Amerikane”.