Prishtinë, 13 gusht – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit lider i PDK-së, Kadri Veseli, në 18-të vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, ka thënë se kjo ngjarje përbën arritjen më të madhe të përpjekjeve të shqiptarëve për të jetuar si të barabartë në trojet e tyre brenda Maqedonisë së Veriut.
Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në Facebook, Veseli tha se Marrëveshja e Ohrit dëshmon se kombi shqiptar është paqedashës dhe se problemet parapëlqen t’i zgjidhë përmes dialogut e mirëkuptimit.
“Tetëmbëdhjetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoninë e Veriut. Kjo ngjarje përbën arritjen më të madhe të përpjekjeve të shqiptarëve për të jetuar si të barabartë në trojet e tyre brenda këtij shteti. Kjo ujdi dëshmon se kombi shqiptar është paqedashës dhe se problemet parapëlqen t’i zgjidhë përmes dialogut e mirëkuptimit. Së bashku me Marrëveshjen për emrin ajo ka demokratizuar Maqedoninë e Veriut dhe ka stabilizuar Ballkanin. Paqja në Maqedoninë e Veriut ka rëndësi jetësore edhe për Kosovën, prandaj ne jemi shumë krenarë që bashkëkombasit tanë kanë qenë konstruktivë dhe kanë luajtur rol vendimtar në rrugën euroatlantike të këtij shteti”, ka shkruar Veseli,