Shkup, 26 mars – Në 24 orët e fundit, sipas evidentimit të MPB-së, vetëm një person nuk e ka respektuar vetizolimin, ndërsa 37 janë arrestuar për shkak të mosrespektimit të ndalesës së lëvizjes.
Në 24 orët e fundit, sipas evidentimit të MPB-së, në territorin e shtetit 368 personave u janë dhënë vendime për izolim, 82 kanë nënshkruar deklarata për vetizolim, ndërsa nga ana e nëpunësve policor janë bërë kontrolle dhe është konstatuar vetëm një rast i një personi i cili nuk e ka respektuar vetizolimin.
Nga MPB informojnë se, policia, në bashkëpunim me institucionet tjera në 24 orëshin e fundit ka bërë kontrolle në 222 objekte hotelierike dhe të tjera, dhe në tre raste për tre objekte është konstatuar mosrespektim i masave dhe vendimeve qeveritare.
Në lidhje me kontrollin për ndalesë të lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 05:00 është konfirmuar se 66 nuk e kanë respektuar ndalesën me ç’rast janë arrestuar 37 persona, ndërsa për të tjerët janë përgatitur procesverbale dhe do të ngriten padi adekuate.