Vetura e Marilyn Monroe është nxjerr në ankand. Pas restaurimit makina është kthyer në gjendje për të lëvizur, dhe tashmë çdokush mund të bëhet pronari i saj.
Vetura është e tipit Ford dhe është prodhuar në vitin 1955. Poashtu është përdorur edhe në dasmën e saj një vit më vonë.
Monroe është fotografuar duke i dhënë makinës me bashkëshortin e saj dramaturgun Arthur Miller, menjëherë pas martesës së tyre në qershor 1956, shkruan mapo.al. Darren Julien, president i Auctions Julien, tha se “vetura ishte jo vetëm pjesë e historisë së automobilave, por vjen me një atmosferë magjepsëse, romancë dhe tragjedi të një legjende të vërtetë të Hollywood”.
Në ankand ajo shitet për një çmim marramendës prej 500.000 dollarë. E veçanta e kësaj makine janë targat “MM” që i posedon.