Shkup, 3 tetor – Qeveria e Maqedonisë mbetet në qëndrimin zyrtar që Marrëveshja për emrin me Greqinë të zbatohet në Parlament përmes votimit të ndryshimeve kushtetuese, dhe në rast se nuk do të kalojë, atëherë do të shikohet mundësia për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, shkruan gazeta KOHA.
Kështu tha të mërkurën gjatë një konference për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, sipas të cilit, Qeveria pret mbështetjen edhe të deputetëve të VMRO-së.
“Në presim që deputetët e opozitës të lexojnë qartë dhe në mënyrë të drejtë vullnetin e qytetarëve në referendum. Mbi 600 mijë qytetarë votuan pro Marrëveshjes së Prespës. Nuk kemi asnjë dilemë se procesi për momentin është në Parlament dhe se është i nevojshëm sigurimi i shumicës prej 2/3 të votave për implementimin… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)