Helmimi i gjakut (referuar edhe si septicemi) është një infeksion i rëndë që përhapet nëpër trup nëpërmjet gjakut. Nëse helmimi i gjakut dhe infektimi nuk trajtohen, kjo mund të bëhet shumë e rëndë aq sa të fillojë të ndërhyjë në organet e trupit dhe në rastet më të rënda mund të çojë në shok septik, ku tensioni i gjakut bie në nivele të ulëta dhe organet fillojnë të dëmtohen. Ata që janë më në rrezik janë të moshuarit, sidomos ata që janë duke vuajtur nga sëmundje kronike të tilla si diabeti apo problemet e zemrës, mund të jenë më në rrezik për shkak se sistemi i tyre imunitar nuk funksionon në kulmin e efikasitetit.
Bebet e vogla sistemi imun i të cilëve ende nuk është zhvilluar, mund të preken nga helmimi i gjakut në qoftë se kanë kaluar një infeksion që nuk është trajtuar me shpejtësi të mjaftueshme. Simptomat e hershme të helmimit të gjakut mund të jenë vështirë për të identifikuar. Ja cilat janë disa prej tyre që ju detyrojnë të vizitoheni tek mjeku:
Shumica e njerëzve përjetojnë ethe e ndërsa disa të tjerë mund të kenë temperaturë të ulët.
Shumë njerëz përjetojnë dridhura.
Disa njerëz përjetojnë rrahje zemre të shpejtë dhe disa mund të marrin frymë më shpejt se normalisht.
Mund të ndjeheni të çorientuar, të shqetësuar dhe të hutuar.
Një person mund të ketë marrje mendsh, kur qëndron në këmbë.
Personi mund të ketë diarre dhe të vjella.
Lëkura mund të jetë e ftohtë, e lagësht dhe zakonisht e zbehtë.
Disa njerëz ankohen për dhimbje të forta barku.
Disa njerëz gjithashtu mund të kenë skuqje të lëkurës në të gjithë trupin e tyre apo vija të kuqe që zakonisht tregojnë përhapjen e infeksionit në enët e gjakut apo enët limfatike.
Nëse ju ose dikush që njihni mund të ketë nga këto simptoma, duhet të flisni me një profesionist mjekësor sa më shpejt të jetë e mundur.