Policia e Tetovës njofton se gjatë 48 orëve të kaluara persona të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë në një market në fshatin Poroj, pronë e 31 vjeçarit R.I nga ky fshat. Sipas njoftimit të policisë, pasi që personat e panjohur kanë thyer drynin dhe kanë marrë 40 paketime të mëdha me cigare dhe para, ndërsa kanë shkaktuar dëm rreth 600 euro. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit. (U.H.)