Patëllxhanët janë shumë ushqyes dhe i bëjnë mirë shëndetit tonë të përgjithshëm. Ata janë një burim i pasur i vitaminave dhe fibrave. Shumë dietologë, sipas “naturehealthandbeauty.com” sugjerojnë që njerëzit të konsumojnë patëllxhanë në baza ditore. E dinit që patëllxhanët janë shumë ushqyes, por këto 6 arsye nuk ua kishin thënë.
- Konsumi i patëllxhanëve në mënyrë të rregullt ndihmon parandalimin e mpiksjes së gjakut.
- Kur gatuhen si duhet mund të ulin kolesterolin e keq, por mos i skuqni. Ata thjesht duhet të piqen.
- Ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe ushqejnë trurin.
- Përdoren për kontrollin e diabetit, për shkak të fibrave të tretshme dhe sasisë të ulët me karbohidrate.
- Janë zgjidhja më e mirë për lehtësimin e stresit.
- Kanë vetëm 35 kalori për 100 gram, nuk përmbajnë yndyrë.