Shkup, 3 maj – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të mbajtur të martën në mbrëmje i ka njoftuar anëtarët që të përgatiten për në opozitë. Siç merr vesh gazeta KOHA nga burime partiake, Gruevski ndërkohë ka dhënë urdhër për mospengimin e procedurës së zyrtarizmit të Talat Xhaferit për kryetar Parlamenti dhe shpalljen e vendimit në Gazetën Zyrtare, ashtu edhe siç ndodhi sot. Të njëjtat burime partiake thonë se paraprakisht – gjatë mbledhjes, ish kryeparlamentari Trajko Veljanovski prerë i ka thënë Gruevskit se nuk do të ulet më në karrigen e kryesuesit të seancës, kurse më vonë ai ka mbledhur gjësendet e veta nga kabineti. Anëtari tjetër i komitetit ekzekutiv, Nikolla Popovski, ka thënë se “nëse para të enjtes së dhunshme 95 për qind e ndërkombëtarëve… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)