VMRO-DPMNE pret që LSDM dhe të gjithë faktorët e tjerë politikë ta pranojnë Manifestin për Republikë unitare të Maqedonisë si mundësi për ndërtim të një shteti të prosperuar dhe të fuqishëm.
“Me pranimin e Manifestit, Republika e Maqedonisë do të tregojë se është vend i cili nuk përulet dhe është mbrojtës i të gjithë qytetarëve të vet. Vetëm të bashkuar do të kontribuojmë që Republika e Maqedonisë ta ndërtojë të ardhmen e vet për të mirën e të gjithë qytetarëve të vet”, porosisin nga VMRO-DPMEN në kumtesën për mediumet.
Saktësojnë se një pjesë e parimeve në manifest janë edhe integrimi në BE dhe në NATO, si qëllimet dhe prioritetet tona strategjike, njohje se gjuha maqedonase është element integrues i të gjithë qytetarëve në shoqëri pa dallim të prejardhjes së tyre.