Eddie 18-muajsh ishte duke luajtur me të vëllain pak më të madh në cep të kolltukut kur papritmas ra dhe pësoi lëndime të mëdha në kokë. “I thashë të zbriste por nuk më dëgjoi dhe buzëqeshi”, tha mamaja e tij, Joanne Liberato. Vogëlushi filloi menjëherë të qante me të madhe dhe sytë iu errësuan. Në kokën e tij pati një ënjtje të menjëhershme. Në fillim mamaja e tij mendoi se ai do shërohej shpejt sepse nuk iu duk diçka serioze. Ajo më pas e çoi atë në spitalin Nambour General në Brisbane, Australi ku zbuloi se i biri duhej t’i nënshtrohej menjëherë një operacioni. Nëse ajo nuk do e kishte çuar të birin në spital menjëherë ai do kishte ndërruar jetë. Në operacionin që u krye atij i hoqën gjak nga truri dhe një pjesë të kafkës. Tashmë atyre iu duhet të presin nëse kocka do i rritet sërish, ndërkohë ai duhet të mbajë në kokë një helmetë në mënyrë që të mos dëmtojë trurin e zbuluar.
Vogëlushi ra nga kolltuku dhe pësoi lëndime të tmerrshme (FOTO)
Përzgjedhja e redaktorit
Historia e tre vajzave: Ligji më detyron të kryej marrëdhënie me burrin, edhe pse s’dua!
Aktivistët janë përpjekur të ndryshojnë ligjin prej vitesh, por ata thonë se janë kundër konservatorëve që argumentojnë se ndërhyrja e…
Hoxhallarët para politikanëve, besim i ulët në institucionet e shtetit (TABELA)
Shkup, 7 dhjetor - Besimi i qytetarëve tek institucionet kalon nga i ulët në të moderuar dhe nuk ka asnjë…
40 vjet në shërbim të Kubës, ja si spiunoi ish- diplomati amerikan për regjimin e Kastros
Historia e një prej infiltrimeve më afatgjata nga një agjent i huaj në qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës…