Kush vret një lopë, dënohet më burgim të përjetshëm. Ky është ligji më i ri që shteti i Gaujaratit në Indinë perëndimore ka miratuar së fundmi. Me amandamentimin e Aktit shtetëror për Mbrojtjen e Kafshëve, ata që gjenden fajtorë për transportim të mishit të lopëve, do të dënohen po ashtu me dhjetë vjet burgim. Lopa konsiderohet e shenjtë nga shumica Hindu e Indisë dhe vrasja e saj është jo e ligjshme në shumë shtete. Por me amandamentin e ri, Gujarati ka tani ligjet më të ashpra në vend, në lidhje me këtë çështje.