Vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, që e publikoi gazeta KOHA më herët e ka konfirmuar edhe vëllai i pjesëtarit të ISIS, Bajrami. Ai njoftimin e ka bërë në Facebook, ku ka shkruar se “vëllai i ka rënë shehid”, dhe lutet që “Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”. Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste, ISIS, është vrarë sot gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri.