Kryeministri serb, Millosh Vuçeviqi ia uroi fitoren VMRO-DPMNE-së dhe liderit Hristijan Mickoski në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, si dhe kandidates së tyre Gordana Siljanovska Davkova për fitoren në garën presidenciale, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
“Urime të përzemërta deri te VMRO-DPMNE-ja dhe Hristijan Mickoski për fitoren e bindshme në zgjedhjet parlamentare, si dhe deri te Gordana Siljanovska Davkova për zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Vuçeviq në rrjetin social X.
Jam i sigurt, theksoi, se në periudhën e ardhshme do të arrijmë përparim shtesë në marrëdhëniet tona.
“Jam i lumtur për bashkëpunimin për të mirën e të dyja vendeve dhe të dy popujve”, theksoi Vuçeviq.