Beograd, 8 gusht – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se pret vjeshtë të rëndë pas çështjes së Kosovës, sepse beson që Perëndimi do të mundohet ta përshpejtojë zgjidhjen e këtij problemi, por edhe përsëriti se deri te zgjidhja nuk mund të vjen nëse Serbia nuk merr asgjë. Ai shtoi se ” nuk është në pyetje vetëm afati, por në pyetje është edhe përmbajtja kur bëhet fjalë për Kosovën, duke potencuar se “problemi është në atë që do të dakordohet”.
“Nuk e di se cila është ideja këtu? Atë që unë e pata si ide ishte hedhur poshtë nga të gjithë. Askujt nuk i pëlqeu. Ejani të shohim se cila është ideja juaj sepse nuk e kam dëgjuar, përveç që pashë presion ende më të madh ndaj meje…Serbia nuk mund të pajtohet me pavarësinë e Kosovës nëse Serbia nuk mer asgjë”, tha Vuçiq në intervistë për TV Prva.
Ai tha se të gjtihë bashkëbiseduesve u ka thënë se të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare duhet ta dinë se nuk do të ketë zgjidhje nëse dikush konsideron se Serbia duhet të nënçmohet.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se këshilltari i presidentit amerikan Xhon Bolton nuk do ta vizitojë Serbinë.
“Bolton duhej ta vizitojë Beogradin dhe Prishtinën. Por, në Prishtinë ka zgjidhje, me kë të bisedojë, tha Vuçiq për TV Prva.
Në pyetjen se si e komenton deklaratën e Eduard Xhozef se zgjidhja për problemin kosovar është në duart e tij, Vuçiq tha se ajo është punë e cila i jep ngarkesë shtesë.