Lojtari i Arsenal, Theo Walcott, ka vendosur një rekord botëror për kontrollin e një topi të rënë nga një lartësi e madhe. Anglezi ndërkombëtar mori pjesë në një sfidë gjatë trajnimit, duke konkurruar kundër bashkëlojtarëve të skuadrës, Laurent Koscielny, Francis Coquelin dhe Nacho Monreal. Kuarteti u sfidua mes veti për të ndaluar një top, që hidhej nga një vinç, me Walcott, i cili tregoi aftësitë e tij, duke e kontrolluar mrekullisht “sferën” e ardhur nga lartësia 34 metra. Walcott mundi rekordin e mëparshëm, me dy metra më shumë, para gjyqtarit çertifikues të “Guinness”. Ai ka siguruar vend në “Librin Giness” të rekordeve. Walcott ka lënë pas “freestyler” e futbollit anglez, John Farnworth, teksa ka vendosur rekordin në 32 metra. Në një provë të ngjashme, Lionel Messi kishte shënuar fillimisht një lartësi prej 18 metrash në një promovim për një shfaqje televizive japoneze.