Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi paradite në shtëpinë ligjdhënëse ka takim me 16 ambasadorë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në takim, siç është paralajmëruar, marrin pjesë ambasadorët e Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Çekisë, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Italisë, Holandës, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Spanjës, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Për pasdite është paralajmëruar edhe takim i kryetarit Xhaferi me përfaqësues të mediave ku, siç informon kabineti i tij, pritet të këmbehen mendime për gjendjen aktuale në shtet.