Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot pati takim me ambasadorin e Iranit në Republikën e Maqedonisë, Hosein Karimi, në të cilin siç informojnë, kanë shprehur gatishmëri që të vazhdojë bashkëpunimi bilateral midis dy vendeve në të gjitha nivelet institucionale, për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe mirëqenies.
Në fillim të takimit, Karimi ka shprehur urime për zgjedhjen e Xhaferit kryetar i Kuvendit, më pas duke i dëshiruar suksese në punën e mëtejme dhe ta shfrytëzojë rastin t’ia dorëzojë urimin e dërguar nga kryetari i Republikës islamike të Iranit, Hasan Rouhani.
Ambasadori Karimi theksoi se Irani me kujdes i ka ndjekur ngjarjet e fundit në Republikën e Maqedonisë, me ç’rast ai personalisht ka shprehur kënaqësi lidhur me angazhimin e partive politike dhe shoqërisë civile si dhe tendencën për respektimin e rregullave të shoqërisë demokratike gjatë ngjarjeve të fundit të cilat i vlerëson si faktor kyç i proceseve demokratike të cilat mundësuan zgjidhjen e krizës politike në vend.
Xhaferi siç informojnë nga kabineti i tij, shprehu falënderim për ambasadorin për urimet dhe mbështetjen, më pas duke theksuar se duke iu falënderuar mbështetjes së qytetarëve dhe përkushtimit politik, me sukses u tejkalua kriza politike në vend.
Kryetari i Kuvendit ka theksuar se Maqedonia ka përcaktime demokratike dhe është drejtuar nga anëtarësimi në BE dhe NATO.
Xhaferi nënvizoi se Republika e Maqedonisë është fokusuar në ndërtimin e të ardhmes më të mirë të vendit, ndërsa nga aspekti multilateral, duke e pasur parasysh atë se Maqedonia është vend me territor të vogël dhe një numër i vogël i popullsisë, nuk mund të ketë ndikim të madh në politikën globale, por duke pasur pozitë gjeopolitike dhe strategjike globale, synon të jetë neutrale dhe e paanshme duke vendosur marrëdhënie të mira me të gjitha vendet.