Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot dërgoi urim me rastin e Ditës nacionale të vllahëve – 23 Maji. “Me këtë ditë të rëndësishme për pjesëtarët e komunitetit vlleh shënohet edhe angazhimi i paraardhësve tuaj për njohjen e popullit vlleh si popull i veçantë në drejtim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës vllahe”, thotë Xhaferi në urim. Komuniteti vlleh, shton ai, është komunitet i njohur me Kushtetutë i cili në mënyrë aktive kontribuon në jetën shoqërore dhe kulturore në Republikën e Maqedonisë.