Granit Xhaka ka thënë se ndihet shumë i zhgënjyer pas kartonit të kuq ndaj Burnleyt. Arsenal ka fituar 2:1 ndaj Burnleyt, ndeshje të cilën e mbylli me 10 lojtarë, pasi Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq. Pas ndeshjes ai tha se ndjehet shumë i zhgënjyer se si u largua nga fusha, por tha se duhet të shikojnë përpara. “Shumë i zhgënjyer me mënyrën se si u largova nga fusha, por skuadra tregoi forcën me fitoren 2:1. Të shohim përpara për ndeshjen e ardhshme”, shkruan Xhaka në Facebook.