Los-Anxhelos, 12 nëntor 2018 (MIA) – Aktori skocez Xherard Batler, i cili jeton në Kaliforni, në Tuiter ndau fotografi prej shtëpisë së tij në Malibu, e cila tërësisht u dogj nga zjarret.
“U ktheva në shtëpi në Malibu pas evakuiimit. Periudhë e rëndë është kjo për këtë pjesë të Kalifornisë. Jam i inspiruar nga guximi dhe sakrifica e zjarrfikësve. Ju falënderoj. Sakrifica e atyre burrave dhe grave e meriton të gjithë mbështetjen tonë”, shkroi aktori nën fotografi.
Batler nuk është ylli i vetëm i Hollivudit i cili pësoi dëm në zjarret në Kaliforni. Paraprakisht regjisori Skot Derikson e tregoi shtëpinë e tij në flakë.
Returned to my house in Malibu after evacuating. Heartbreaking time across California. Inspired as ever by the courage, spirit and sacrifice of firefighters. Thank you @LAFD. If you can, support these brave men and women at https://t.co/ei7c7F7cZx. pic.twitter.com/AcBcLtKmDU
— Gerard Butler (@GerardButler) November 11, 2018