Në kuadër të manifestimit “Vala e re kulturore” që financohet nga Ministria e Kulturës, Shoqata ”Konsonanca” mban koncert me treshen e njohur Besiana Mehmedi-mezzosoprano, Shkodran Tolaj-tenor dhe Shkelzen Baftiari-piano. Në program do të jenë veprat më të njohura klasike dhe pjesët më të bukura të muzikës shqiptare, shumica e të cilave interpretohen për herë të parë. Koncerti mbahet me 12 nëntor, e hënë,në Qendrën për Kulturë në Gostivar në ora 18:00. Hyrja është e lirë si dëshirë që të gjithë artdashësit të mund ta përcjellin këtë koncert.