Londër, 2 shtator – Kryeministri britanik Boris Xhonson deklaroi sot se shanset për marrëveshje për Bregzitin me Brukselin “rriten”, por e hodhi mundësinë për çfarë do shtyrje të afatit – 31 tetor për Britaninë e Madhe për ta braktisur Bashkimin Evropian nëse nuk arrihet marrëveshje.
Xhonson gjithashtu tha se nuk dëshiron zgjedhje dhe u bëri thirrje “kryengritësve” deputetët konservatorë të mos i minojnë negociatat e tyre me Brukselin me votim të opozitës për projekt-ligjin që mund ta shtyjë për ta shtyrë Bregzitin.
Deputetët planifikojnë të tentojnë për ta shfrytëzuar kohën parlamentare të mërkurën për miratimin e akteve ligjore që do ta detyrojnë Xhonson për të kërkuar vazhdimin e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, që për momentin duhet të ndodh më 31 tetor.
“Nëse ata votojnë për shtyrje… do të bëjnë çfarë do negociata të mëtutjeshme që absolutisht të jenë të pamundshme. Nuk dua zgjedhje. Ju nuk doni zgjedhje. Ejani të fillojmë me agjendën e njerëzve”, ka thënë Xhonson në një deklaratë para Kabinetit të Dauning Strit.