Lideri i LSDM-së Zoran Zaev paralajmëron se shumica do ta realizojë detyrimin para qytetarëve për zgjedhje të qeverisë së re dhe se kjo do të bëhet me respektimin e rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve. Në intervistën e sotme për Dojçe Velen, lideri i LSDM-së thotë se kjo do të bëhet me qetësi dhe me përkrahje nga opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar. Lidhur me atë nëse pritet dhunë e sërishme gjatë transfertës së pushtetit, Zaev me vlerësim se në Kuvend ishte bërë tentativë për vrasje të deputetëve dhe dhunë ndaj gazetarëve dhe të punësuarve në dhomën ligjdhënëse.
“Kryen vepër të rëndë penale, kanosje terroriste të rendit kushtetues dhe sigurisë. Ne treguam se si me dinjitet mbrohen interesat e vendit dhe se si duhet Maqedonia. Nuk lejuam që të realizohet qëllimi për të bërë kaos në vend, përplasje ndëretnike, përplasje të qytetarëve nga i njëjti komunitet etnik, grusht shteti, që të hapet hapësirë për skenarin e çmendur të Ivanovit që të shpallë gjendje lufte. Ky ishte qëllimi i tyre. Me këtë grup rreth Gruevskit askush nuk mundet që të dijë se çfarë planifikojnë. Por unë e di se ne nuk do të lejojmë. Nuk do ta lejojmë këtë skenar. Me maturi, me respektimin e Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve, me qetësi edhe tonën edhe të qytetarëve, me përkrahje edhe të opinionit vendor edhe atij ndërkombëtar, do të realizojmë obligimin tonë për zgjedhje të Qeverisë së re të qytetarëve. Edhe pse instrumentet janë të partizuar, e dimë se në to ekzistojnë edhe profesionalistë të cilët nuk do të nisen drejt shkeljes së Kushtetutës dhe ligjeve dhe kundër interesave të qytetarëve”, thotë Zaev. I pyetur nëse lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski direkt apo indirekt nga ai ka kërkuar garanci për amnisti, Zaev me përgjigje se amnisti nuk do të ketë.