Kumanovë, 13 tetor – Po punojmë në uljen e çmimit të kartonit të gjelbër për sigurim të automjeteve gjatë udhëtimit jashtë vendit, paralajmëroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në tribunën qytetare “Në rrugë të drejtë” në Kumanovë.
Ai shtoi se për uljen e çmimit të kartonit të gjelbër në nivel të vendeve në rajon po negociohet me kompanitë e sigurimit, si dhe për tërë atë që paraqet shpenzim në kartonin e gjelbër.
“Dëshirojmë ta ulim kartonin e gjelbër, dëshirojmë t’i thjeshtojmë taksat rrugore, që paguhen për rrugët, dëshirojmë ta racionalizojmë dhe thjeshtojmë regjistrimin e automjeteve dhe me atë t’i kursejmë qytetarët nga shpenzimet, t’ua kthejmë paratë qytetarëve”, porositi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev nga tribuna qytetare “Në rrugë të drejtë”, që u mbajt në Kumanovë.