Shkup, 4 qershor – Vetëm me respektim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të masave të mbrojtjes mund të kemi sukses. Të gjithë duhet të bartin maskë, të dezinfektohen rregullisht, të mbajnë distancë prej dy metrash dhe të mos ketë grupime, theksoi në profilin e tij në Fejsbuk, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev.
Ai theksoi se koronavirusi është realitet dhe askush nuk duhet ta injorojë këtë kërcënim, pasi kërcënon shëndetin personal dhe kolektiv.
“Këtë fundjavë, le të qëndrojmë të gjithë në shtëpi me familjet tona. Kemi duruar edhe momente më të vështira, së bashku do ta kalojmë edhe këtë. Vetëm nëse jemi të bashkuar, do ta kapërcejmë këtë sfidë. Tani kemi nevojë për unitet dhe disiplinë nga secili prej nesh”, apelon Zaev. (koha.mk)