Kryeministri, Zoran Zaev sot u takua me ambasadoren e Republikës së Turqisë në vend, Erkal Kara. Në takim, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, bashkërisht është përshëndetur miqësia midis Maqedonisë dhe Turqisë dhe është shprehur përcaktimi për zhvillimin e bashkëpunimit ndaj parimeve demokratike, në planin ekonomik, si edhe në sferat e tjera me interes të qytetarëve të dy shteteve.
“Qëllimi primar i Qeverisë është t’i zhvillojë marrëdhëniet me të gjitha shtete, veçanërisht me vendet mike të Republikës së Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë presin perspektiva evropiane dhe Qeverinë që e kryesoj është e gatshme t’i marrë parasysh të gjitha përvojat pozitive rrugës drejt integrimeve”, tha kryeministri Zaev.
Në takim bashkëbiseduesit kanë folur për mundësinë për tejkalimin e barrierave ekzistuese administrative me të cilat ballafaqohen investitorët në Maqedoni, si dhe për interesimin e investitorëve turk për investimet në Maqedoni. Gjithashtu, nga ambasadorja turke është riafirmuar mbështetja e Republikës së Turqisë për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.