Koha tashmë ka nisur të ngrohet e në anën tjetër të rinjtë bëhen gati për të treguar paksa fizikun qoftë për t’u bërë gati për plazh, sepse afrohet edhe vera. Për të zbuluar disa sekrete, në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA, vjen fitnes-trajneri Zamir Guta, i cili në detaje zbulon shumë gjëra që duhet doemos t’i dimë mbi fitnesin
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: E dimë se ushtrimet fizike janë të ndara në dy grupe: me peshë të trupit dhe me peshëngritje (tega), a mund të na tregoni cila nga këto është më efektive?
Trajnimi me peshë të trupit rrit muskujt të pastër më ngadalë dhe humb dhjamin e tepërt nga trupi.
KOHA: A do të thotë se për ndërtim më të shpejtë të muskujve dhe definim të tyre, është më mirë të ushtrohet me peshë trupore?
Po normal që është më shpejtë me pesha, por një peshë e tepërt ose renf të zhvillon më shpejtë.
KOHA: Kemi dëgjuar shprehjen se muskujt e barkut ndërtohen në kuzhinë e jo në palestër, a mund të na tregoni si trajner fitnesi profesionist, sa e vërtetë është kjo thënie?
Punën e barkut normal te ushqimi është diku 70%, por sigurisht me ndihmën e ushtrimeve se pasha rrit dhe e zbukuron muskulin.
KOHA: Po shkojmë drejtë stinës së verës, ndërsa po rritet dhe dëshira për të ndërtuar një trup të bukur dhe me muskuj brenda kësaj periudhe të shkurtër, a është e mundur për fillestarët?
Për fillestarët punën e fitnesit duhet të jetë trajnim 5-6 herë në javë me rregull me ushqim në nivel dhe deri diku edhe në 90 ditëshin një rezultat për të parë ndryshimin, thuajse diku 5 muaj stërvitje, dieta, ushqim dhe produkte të ndryshme.
KOHA: Çfarë ushtrimesh apo ushqimesh do t’u këshillonit personave të cilët duan trup të definuar?
Ushqimi varet edhe nga metabolizmi i njeriut, diku në ditë mund të ushqehet një ushtrues deri 6-7 herë, ndonjë gjë më kryesore si fara, oriz, pemë, supa, mish viçi, mish pule ose peshku.
KOHA: Cila është më e preferueshme gjatë ushtrimeve fizike: uji apo lëngjet e ndryshme?
Gjatë ushtrimeve varet tek personi se si e përballon tretjen e një produkti por unë preferoj me ujë gjatë trajnimit.
KOHA: Duke marrë parasysh se jeni shumë aktiv edhe online dhe të hapur për personat, të cilët kërkojnë këshilla rreth kësaj fushe, sipas eksperiencës me këta persona, a mund të na tregoni cili është gabimi më i shpeshtë që bëhet nga fillestarët?
Gabimi është se gjithë fillestarët mendojnë shumë shpejtë të rikthehen ose të ndërtojnë një trup, fitnesi është sport si futbolli e basketbolli duhet të doni atë sport që të shkoni ngadalë derisa trupi e lyp peshën e rëndë e jo pesha trupin.
KOHA: A mund të bëhet shkrirja e yndyrës apo humbja e peshës edhe pa inkuadrimin e makinave kardiovaskulare në program?
Po mund vetëm me një peshë të lehtë, përsëritje më të shpeshta, pushim më pak, besoj që është edhe më efektive se kardio.