Shkup, 14 janar – Zekirja Ramadani do të jetë trajneri i ri i KF Trepça’89. Lajmi për transferimin e trajnerit shkupjan te skuadra kosovare e konfirmon presidenti i klubit Abedin Zeka. “KF Trepça’89 sot ndërron timonierin. Në krye të shtabit teknik caktohet trajneri i mirënjohur nga Maqedonia Zekirja Ramadani”, ka thënë Zeka për faqen zyrtare të klubit. Kujtojmë, Ramadani së fundmi ka qenë trajner i Flamurtarit nga Vlora dhe FC Shkupit. (koha.mk)