Zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Bekim Maksuti, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Maksuti në Prishtinë do të realizojë takime me ministrin e Forcave të Sigurisë të Kosovës, Haki Demolli, zëvendësministrin Muhamet Latifi, sekretarin e përgjithshëm në Minsitri, Shkëlzen Silaj, si dhe me komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjeneral-kolonelin Rrahman Rama. Zëvendësministri do ta vizitojë edhe Qendrën për studime universitare në kasermën “Adem Jashari” në kryeqytetin kosovar.