Shkup, 9 nëntor – Statistikat për vdekshmërinë e foshnjave në vitin e parë të jetës janë zhgënjyese dhe një pjesë e madhe e të dhënave të shërbimeve shëndetësore për amësi të sigurt tregojnë se janë përkeqësuar shifrat në krahasim me vitin 2010, thuhet në analizën për Platformën e barazisë gjinore dhe Shoqatës për edukim shëndetësor dhe hulumtim. Edhe pse në vitin 2010 Qeveria miratoi strategjinë për amësi të sigurt 2010-2015, sipas analizës, pak para periudhës së zbatimit të strategjisë, “indikatorët për një shtatzëni të shëndetshme dhe të sigurt, jo vetëm që nuk u përmirësuan, por edhe u përkeqësuan. Statistikat për vdekshmërinë e foshnjave janë zhgënjyese dhe një pjesë e madhe e indikatorëve që tregojnë ekzistimin e shërbimeve shëndetësore për amësi të sigurt në vend janë përkeqësuar edhe më tej në krahasim me vitin 2010, kur filloi të zbatohet strategjia. Një nga arsyet kryesore për krijimin e strategjisë 2010-2015, ka qenë niveli i lartë i vdekshmërisë që në vitin 2007 ishte ndër më të lartat në Evropë. Sipas të dhënave nga Enti shtetëror për statistikë, shkalla e vdekshmërisë së foshnjave në Maqedoni menjëherë pas lindjes është 14.3 për qind, më e larta në Evropë dhe tre herë më e lartë se mesatarja evropiane prej 5.2 për qind… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.