Sarajevë, 14 shkurt – Kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiq i ka dërguar telegram ngushëllimi kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me rastin e aksidentit të rëndë rrugor që ka ndodhur dje në autostradën Shkup – Tetovë.
“Lajmi më tronditi thellë për aksidentin e rëndë që ka ndodhur dje, ndërsa ku kanë humbur 14 shtetas të juaj, ndërsa një numër i madh janë lënduar. Në emër të Këshillit të Minsitrave të BeH-së dhe në emrin tim personal ngushëllime të sinqerta dhe Ju lus që familjeve të të vdekurve t’u shprehni ngushëllimet tona më të thella, ndërsa qytetarëve të lënduar shërim sa më të shpejtë”, theksohet në telegramin e Zvizdiqit. (koha.mk)