Shkup, 14 shkurt – Ilir Hasani i cili është mjek në spitalin shtetërorë “Nënë Tereza”, ka bërë të ditur se gruaja shtatzënë e cila ka qenë pjesë e aksidentit që ndodhi dje në autostradën Shkup-Gostivar është në gjendje të mirë shëndetësore.
Hasani gjithashtu ka theksuar se të 14 personat që ndërruan jetë në aksidentin tragjik kanë qenë të moshës madhore.
Sipas tij, disa nga pacientët me vetë dëshirë kanë kërkuar që të lirohen nga spitali për shkak se gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e mirë.
Ndërsa një numër i madh i të aksidentuarve janë ende në spital duke e marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.