Një vajzë e vogël është në pritje të një fëmije. Bëhet fjalë për një 11-vjeçare në Angli, e cila pritet të bëhet nëna më e re që do të sjellë në jetë një fëmijë. Mediat britanike nuk japin informacione të tjera përsa i përket identitetit të saj dhe kushteve të shtatzënisë, për shkak të moshës së mitur. Mjekët nuk kanë thënë nëse vajza do të lindë me operacion çezarian, duke qenë se trupi i saj ende nuk është i gatshëm nga zhvillimi fizik për të mbajtur deri në muajin e 9-të të shtatzanisë fëmijën. Për momentin, nëna më e re që ka lindur në shtetin ishullor, është Tressa Middleton, që i dha jetë një fëmije në moshën 12-vjeçare, 9 vjet më parë.