Islanda pretendon të bëhet vendi i parë në botë, ku të gjithë punonjësit do të kenë paga të barabarta. Sasia e njëjtë e parave synohet të jepet për të gjithë pavarësisht gjinisë, përkatësisë etnike, orientimit seksual, ose kombësisë. Ky është një projekt nga Qeveria e Islandës, të cilët dëshirojnë që standardi i pagës të jetë i barabartë për të gjitha kompanitë, dhe gjithashtu bizneset që kanë më shumë se 25 punëtorë të ofrojnë garanci për pagesë të barabartë. Islanda dëshiron të eliminojë dallimin e pagave deri në vitin 2022.