Në tregun e gjelbër në Tetovë me vite nuk është investuar në përmirësimin e kushteve si për shitësit ashtu edhe për blerësit. Shitësit e anketuar për TVM2 thonë se vetëm emrin e ka tregu i gjelbër, ndërsa për shkak të kushteve të këqija çdo ditë ballafaqohen me prishje të mallit të tyre duke shtuar se komuna e Tetovës ju ka premtuar zgjidhje të cilën deri me tani nuk e ka realizuar.
“Nuk e di si të them kushtet nuk I plotëson. Po si nuk prishet malli, ja sit ë kapë I ftohuri me një herë prishet malli. Ka premtuar por as gjë nuk ka bërë, as gjë nuk ka punuar për tregun”. Kushtet si i shihni ju, papunësia e madhe është duhet të kenë po të blejnë për momentin furnizohemi me mall aq sa harxhohet, kurrë nuk shitet edhe prishet”, ka thanë në shitës.
“Kushtet, as një kushte nuk ofron krejt në rrezikun tonë, me pas ngrica duhet ti hedhim gjithë mallin, as një depo nuk kemi, nuk është e paguajmë se paguajmë nuk kemi as gjë. As një herë vetëm kërkojnë diçka, nuk ju intereson për ne si i çojmë hallet kurse pagesat i bëjmë në rregull paguajmë 60 euro 2m vend”, thanë shitësit e anketuar.
Komuna e Tetovës nuk ka një plan konkret dhe nuk është në agjendën e komunës si projekt tregu i gjelbër në Tetovë shprehet zëdhënësi i kësaj komune Armend Fazliu. Sipas tij komuna ka premtuar projekte shumë më të mëdha se sa tregu i gjelbër por se pas përfundimit të projekteve si gazifikimi i qytetit , hapja e bulevardeve rregullimi i infrastrukturës rrugore më pastaj do mendohet edhe për tregun e gjelbër.
“Sa i takon temës së tregut të gjelbër vlen të theksohet se ne si strukturë komunale bashkë me ndërmarrjen publike komunale jo që nuk kemi menduar në këtë drejtim, megjithatë prioritet të këtij viti do të jenë gazifikimi, hapja e tre bulevardeve, ishin ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe një projekt i ri për Sheshin Iliria. Për tregun e gjelbër nuk kemi marrë ndonjë masë konkrete, pas përfundimit të këtyre projekteve do të vazhdojmë të punojmë intensivisht në këtë drejtim”, tha Armend Fazliu, zëdhënës i komunës së Tetovës.
Nga ana tjetër si pasoje e mos pasjeve së kushteve elementare në tregun e gjelbër në Tetovë në pamjet që regjistroi kamera jonë shihet qartë që shumë tezga janë të boshatisura dhe nuk janë në funksion, shkruan TVM2.